Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjulanoviq ka komentuar armatimin e fundit të Serbisë nga Kina.
Ai ka thënë se armatosja po bëhet nga vendet që paraqitën armiqësore ndaj Bashkimit Evropian dhe Aleancës Veri-Atlantike.
“Rrezik i madh është armatosja e Ballkanit. Në përgjithësi kjo na shqetëson. Në këtë rast është tendenca e armatimit të vazhdueshëm të Serbisë nga vendet që shfaqen hapur si armiq të Evropës dhe NATO-s”, ka thënë Gjukanoviq gjatë takimit me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Ai ka kujtuar tentim pucin në Malin e Zi në vitin 2016.
“Kishim vitin 2016, një tentim për grusht shtet, si përpjekje për të ndaluar Malin e Zi të anëtarësohet në NATO”, ka përfunduar ai.