Siç shkruan portali i RTS-së në Serbi, Patriarku serb Porfirije njoftoi se Kisha Ortodokse Serbe po u dërgon ndihmë vëllezërve në Ukrainë.
Të gjitha donacionet në tempujt që mblidhen sot dhe këto ditë do t’i dërgohen Kishës Ortodokse të Ukrainës dhe Mitropolitit të saj, i cili do të japë ndihmën aty ku duhet, thotë patriarku. Lajmin e përcjell Internet RTS në llofarinë e saj në Facebook
Patriarku Porfirije këtë lajm e dha në Instagram.
“Me dashuri vëllazërore dhe në frymën e lutjes për paqen, ne kemi vendosur t’u dërgojmë ndihmë materiale vëllezërve tanë në nevojë në Ukrainë. Dhe Mitropoliti Onufrije me siguri do ta dijë se kujt i nevojitet më shumë”, ka thënë ai.