Kryeministri Zoran Zaev sot është për një vizitë pune njëditore në Pragë, Republika e Çekisë dhe do të marrë pjesë në Samitin e kryeministrave të vendeve nga Grupi i Vishegradit dhe kryeministrave të vendeve partnere nga Ballkani Perëndimor.
Zaev, siç paralajmëroi pres shërbimi qeveritar do të takohet me kryeministrin e Republikës së Çekisë, Andrej Babish në drekë pune të organizuar së bashku me kryeministrat e vendeve të Grupit të Vishegradit dhe kryeministrave të shteteve partnere nga Ballkani Perëndimor, transmeton Alsat-M.
Discussion about this post