Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka reaguar ndaj emërimit të emisarit Special të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach. Ai ka thënë se duhet të jetë e qartë për të gjithë se imponimi i çfarëdo zgjidhjeje në dëm të Serbisë dhe qytetarëve të saj në tërësi është e papranueshme.
Ai vlerësoi se ka shumë të dërguar, mirëpo sipas tij ka pak rezultate dhe se problemi është se “fuçia e barutit” ballkanik gjithmonë i vë zjarrin dikujt.
“Dhe gjithmonë doli se ishte faji ynë. Na rezulton se jemi si egërsirat që nuk mund të pajtohen me njëri-tjetrin. Vëllai ynë i gjakut është gjithmonë më afër meje se çdo i dërguar special”, tha Daçiq, për TV B92.
Daçiq deklaroi se nuk e dinte se në çfarë kuptimi Britania e Madhe propozoi dërgimin e forcave të NATO-s në BiH në samitin e fundit të NATO-s në Riga, duke vënë në dukje se një mision paqeruajtës tashmë ekziston në BiH.
“Mendoj se i dërguari britanik nuk është emëruar për shkak të BeH-së, por sepse Mbretëria e Bashkuar mendon se duhet të ketë edhe një të dërguar special“, tha Daçiq.