Një mashkull është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Zhegër të Gjilanit.
Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.
Rasti është regjistruar të dielën pasdite ndërsa me urdhër të prokurorit po hetohet si vdekje e dyshimtë.