Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka kërkuar nga qytetarët që të kursejnë energjinë elektrike për ngrohje.
Rizvanolli në diskutimin “Dekarbonizimi i sektorit të ngrohjes në Kosovë ka shtuar se çmimet e importit të rrymës janë pesëfishuar.
“Çmimet e energjisë elektrike të importit janë rritur pesëfish, në krahasim me vitin e kaluar dhe një vit normal. Rrjedhimisht është një gjendje e jashtëzakonshme, në të cilësn secili prej nesh duhet të bëjë gjithçka që është e mundur brenda kapaciteteve të tij, në mënyrë që kjo krizë ta prek Kosovën”, tha Rizvanolli, shkruan Telegrafi.
Sipas saj, moskursimi i energjisë do të thotë rritje e tarifave të saj.
“Në këtë kontekst është më rëndësi që qytetarët të janë të vetëdijesuar dhe të kursejnë energjinë elektrike aq më shumë që është e mundur. Moskursimi i energjisë do të thotë aq më shumë do të kursejmë energji elektrike gjatë dimrit, që mund të përbëj rrezik edhe për mundësitë e furnizimit, mirëpo mund të dërgoj edhe rritjen e tarifave pas muajit prill [2022]”, ka shtuar ajo.
Rizvanolli ka treguar se sistemet e ngrohjes aktualisht mbulojnë vetëm rreth 5 për qind të nevojave.
“Çështja e ngrohjes është e rëndësisë së madhe dhe duke pasur parasysh se një pjesë e konsumit të energjisë apo 34 për qind shkon për ngrohje dhe kjo është kyçe për adresimin e saj sidomos gjatë dimrit. Ka implikime serioze edhe për kapacitetet tona gjeneruese. Nëse ne arrijmë që ngrohjen ta adresojmë përmes burimeve të tjera, atëherë kjo do të thotë që kthimet në kapacitetet gjeneruese kanë nevojë të janë më të vogla. Aktualisht sistemet e ngrohjes mbulojnë vetëm rreth 5 për qind të nevojave”, ka treguar Rizvanolli.
Në fund, ajo ka theksuar se, një pjesë e madhe e familjeve në Kosovë nuk mund ta mbajnë të ngrohur shtëpinë.
“Një pjesë e madhe e familjeve në Kosovë nuk mund ta mbajnë të ngrohur shtëpinë. Është me rëndësi për qytetarët e Kosovës që ta kuptojnë që në Evropë dhe në botë, tani po ndikon edhe në vendin tonë, është duke ndodhur një krizë energjetike”, ka përfunduar ajo.