Detaje të reja dalin në dritë nga aksidenti tragjik në Bullgari, ku kanë ndërruar jetë të paktën 45 persona dhe janë plagosur 7 të tjerë.
Sipas mediave, në mesin e viktimave është vajza e politikanit të njohur shqiptar, Muhedin Bravës, Sumeja.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë politikani, i cili ka ndarë një foto nga aksidenti tragjik, si dhe i ka dedikuar një shkrim prekës vajzës.
“U takofshim në lulet e xhenetit bija ime”.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm, ndërsa u konfirmua po nga mediat, se pjesë e viktimave ishte dhe një familje shqiptare me mbiemrin Ahmeti. Në mes tyre ishin dhe dy të mitur binjakë.
Etiketat: