Nga aksidenti tragjik që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Struma të Bullgarisë, mbetën të vdekur 46 persona dhe 7 të tjerë të lënduar.
Mediat bullgare po raportojnë se të gjitha viktimat janë djegur, nga shpërthimi i autobusit.
“Para derës së mesme të autobusit është një grua e djegur me dy fëmijë në krahë, me siguri binjakë, thanë hetuesit në vendngjarje për gazetarin tonë. Ata aktualisht janë duke kontrolluar për karburant shtesë, benzinë, sepse nafta është e vështirë të shpërthejë, dhe autobusi ishte me naftë. Një nga të mbijetuarit i tha kryeministrit maqedonas se ishin zgjuar nga një shpërthim i fuqishëm. 46 persona janë djegur të gjallë në një autobus në autostradën e Strumës në orën 02:00 të mëngjesit të sotëm”, shkruajnë mediat bullgare
Janë duke vazhduar hetime për zbulimin e shkaqeve që çuan deri te aksidenti tragjik.