Autobusi i cili është përplasur dhe më pas është djegur në Bullgari, në të cilin humbën jetën 46 persona është i kompanisë “Besa Trans” nga Shkupi, i cili ka transportuar turistët për shëtitje në ekskurzion në Stamboll të Turqisë.
Sipas raportimeve të mediave në Maqedoni të Veriut, kryesisht viktimat janë të rinj të moshës 20-30 vjeç dhe fëmijë.
Të njëjtit raportohet të jenë nga Shkupi, Strumica, Manastiri dhe Velesi, transmeton lajmi.net.
Në spitale tashmë po kurohen një 17 vjeçare dhe gjashtë persona të rritur të cilët kanë arritur të shpëtojnë duke u hedhur nga dritarja.
Lidhur me aksidentin e ndodhur në Bullgari pati reagime të shumta, ku ndër të tjerash u kërkua hetimi i plotë i shkaqeve që çoi deri tek aksidenti.
Njëherësh kryeministri maqedon, Zoran Zaev ka udhëtuar drejt Bullgarisë për të qenë afër atyre që tashmë po mjekohen nga ky aksident.