U raportua se në Gjilan është gjetur e vdekur një zyrtare policore afër varrezave. Mësohet se bëhet fjalë për Ajtene Islami me gradë rreshtere.
Është mësuar se Islami ka bërë vetëvrasje.
Për këtë rast ka dhënë detaje zëdhënësi i policisë në Gjilan, Ismet Hashani.
“Policia e Kosovës është njoftuar se në varrezat e qytetit në Gjilan është një person ë dyshohet se është pa shenja jete. Njësitë tona kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e një personi të gjinisë femërore. Personi i vdekur është zyrtare policore. Për momentin, rasti nga hetuesit është duke u cilësuar si vdekje e dyshimtë”, ka thënë Hashani.
Ndërsa, lidhur me rastin, policia ka njoftuar se prej orës 18:00 do të dalë në konferencë për media.
E për këtë rast, Sinjali iu sjellë pamje nga vendi i ngjarjes: