Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Viola von Cramon i ka reaguar Ish- të dërguarit të posaqëm të Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard, Grenell, pasi ky i fundit kishte bërë një postim në twitter duke kaluar përmes pikes kalimit kufitar në Merdare për në Serbi, duke thënë se këtë pikë e vuri në funksion Trump.
Grenell shkruan “Sot kalova kufirin me Kosovën dhe Serbinë në Merdare. Donald Trump e vuri në funksionim këtë pikë të re kalimi si pjesë e 4 Marrëveshjeve të Normalizimit Ekonomik që ai arriti”.
Ndërsa Von Cramon i është përgjigjur këtij postimi ” Do të ishte mirë nëse do të ishte e vërtetë.
Pika e Kalimit Kufitar Merdare u ndërtua nga 6 milionë euro nga paratë e taksapaguesve të BE-së.
Herën tjetër në vend që të riemërtoni liqenin e Gazivodës sillni edhe pak para”.