Pretendimet në mediat sociale se presidenti i Turqisë dhe kryetari i AKP-së, Recep Tayyip Erdogan ishte në gjendje të keqe shëndetësore dhe vdiq, morën vrull.
Në përgjigje të pretendimeve se “Presidenti Erdogan ka vdekur”, një postim i jashtëzakonshëm erdhi nga zëdhënësi presidencial İbrahim Kalın dhe drejtori i komunikimit Fahrettin Altun.
Duke shpërndarë një foto të Presidentit Recep Tayyip Erdogan, İbrahim Kalın shkroi “Gëzuar Vitin e 19 në shërbim të vendit, “Urime AkParti 19 vjetorin e themelimit!.
Nga ana tjetër, Fahrettin Altun ka shpërndarë një video dhe ka thënë: “Beso mikut, ki frikë nga armiku”./KosovaPost/.