Mediat e huaja si Reuters, Sputnik, Anadolu Agency dhe disa të tjera shkruajnë se presidenti i Turqisë, Ergodan kthehet në Ankara pasi ishte nisur për në Glasgow, transmeton Gazeta Mejdani.
Në Glasgow të Skocisë po mbahet një samit për klimën. Pjesmarrës në këtë samit duhej të ishte edhe presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan.
Por, Erdogan anuloi planet e tij për të marrë pjesë në konferencën e klimës COP26 në Glasgow dhe u kthye në Turqi herët në mëngjes.
Arsyeja që presidenti turk iku nga Glasgow është mospërmbushja e kërkesave të sigurisë nga protokolli i konferencës./Gazeta Mejdani/