Janë rritur sërish tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë pas disa muajsh armëpushimi. Ushtria ukrainase shpërndau pamjet e një sulmi me dron TB2 ndaj një pozicioni të rebelëve pro-rusë në lindje të vendit pasi këta të fundit sipas autoriteteve kishin shkelur armëpushimin duke plagosur disa ushtarë të Ukrainës.
https://youtube.com/watch?v=XEY4qPO1ffU%3Ffeature%3Doembed
Pamjet e sulmit me dron “Bayraktar” TB2 bënë xhiron e globit pasi ishte hera e parë që Ukraina përdorte këto armë kundër rrebelëve pro-rusë në lindje pasi i bleu nga Turqia. Një veprim i tillë u konsideruar shkelje e rëndë prej autoriteteve ruse, të cilat kanë nisur tanket në kufi me Ukrainën në mbështetje të rrebelëve.
Në rrjetet sociale janë publikuar video nga momenti i lëvizjes së tankeve ruse 10 kilometra larg vijës së kontaktit mes ushtrisë së Ukrainës dhe rrebelëve pro-rusë.