Përderisa në kryeqytet dështoi projekti për shpërndarjen e shujtave, shpërndarja e tyre për herë të parë dhe në mënyrë të suksesshme u bë sot në një qytet krejt tjetër.
Nxënësit e nivelit fillor të shkollave të Vushtrrisë tanimë s’do ta kenë fare problem ushqimin, ngaqë Xhafer Tahiri sot realizoi njërin nga premtimet e tij dhe shumë me rëndësi për nxënësit tanë.
Për kryetarin Tahiri, projekti synon t’i trajtojë njësoj të gjithë nxënësit.
“Tani edhe shujtat për nxënësit vushtrrias përtej një premtimi që po realizohet, simbolika e këtij projekti është edhe në atë se të gjithë nxënësit janë të barabartë, si në qytet ashtu edhe në fshatra, pavarësisht gjendjes ekonomike të prindërve të tyre. Shkolla, premtim e prioritet yni”, ka shkruar Tahiri në faqen zyrtare të tij.
Ky është njëri nga projektet e suksesshme të radhës të kryetarit Tahiri, që gjithsesi duhet të realizohet edhe në komunat e tjera.
Në shpërndarjen e shujtave, kryetari u shoqërua nga drejtori i Arsimit i Vushtrrisë dhe bashkëpunëtoret e tij./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post