Janë duk vazhduar të numërohen votat me postë, ndërsa kanë përfunduar numërim i shumicës prej 9 mijë e 610 zarfe të individualizuara me fletëvotime të aprovuara nga KQZ.
Sa i përket Komunës së Gjilanit, nga votat e dërguara me postë, nga gjithsej 304 vota të aprovuar nga KQZ për këtë komunë, 199 prej tyre i kanë takuar kandidatit të VV’së Alban Hyseni ndërsa, kandidatit nga LDK, Lutfi Haziri ka marrë 99 vota.
Ndërsa ky rezultat nuk ndryshon në rezultatin final, ku këto dy subjekte do të shkojnë në balotazh.
Ndërsa sa i përket votave të rregullta, Alban Hyseni i Lëvizjes Vetëvendosje ka dalë i pari me 44.43 për qind ose 18.550 vota, ndërsa i dyti është Lutfi Haziri, kryetari aktual nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili ka mbledhur 43.81 për qind ose 18.289 vota.
Hyseni dhe Haziri do të garojnë për të parin e Gjilanit, më 14 nëntor në balotazh.
Leonora Morina-Bunjaku nga PDK u rendit e treta me 8.24 për qind, Nazim Gagica nga AAK i katërti me 2.45 për qind, Gani Neziri 0.59 për qind dhe Lulzim Bexheti 0.48 për qind.
Duhet theksuar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar rreth 5 mijë e 700 pakove të supozuara me fletëvotime. Pas vlerësimit dhe verifikimit nga shërbimi votues, brenda këtyre pakove janë konstatuar 10 mijë e 934 zarfe të individualizuara me fletëvotime, ka thënë zëdhënësi i KQZsë, Valmir Elezi.
“Gjatë vlerësimit të tyre janë aprovuar 9 mijë e 610 zarfe të individualizuara me fletëvotime, ndërsa janë refuzuar 1 mijë e 324 të tilla pasi nuk janë në përputhje me kriteret ligjore. Më shumë se gjysma e tyre janë refuzuar pasi janë dërguar nga persona që nuk kanë aplikuar për regjistrim si votues jashtë Kosovës (614) apo janë dërguar nga persona që nuk kanë arritur të regjistrohen si votues (200). Ka edhe raste kur pako me fletëvotime është dërguar më shumë se një herë nga perosna të njëjtë (168), etj.”, tha Elezi.