Katër pacientët e fundit që kishte kjo njësi, janë transferuar në kuadër të Klinikës Infektive.
Klinika Infektive II (Mjekësi Sportive), nga dita e sotme nuk ka asnjë pacientë të hospitalizuar me COVID-19.
Ndërkaq, në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), po trajtohen 87 pacientë, prej tyre 48 me oksigjeno-terapi dhe 4 në mjekim intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.
Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 17 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 4 pacientë
Spitali i Prizrenit, 5 pacientë
Spitali i Gjakovës, 5 pacientë
Spitali i Gjilanit, 7 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 8 pacientë
Spitali i Ferizajt, 11 pacientë.