Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëpunimin e tregjeve të energjisë elektrike të Shqipërisë dhe Kosovës.
Në një postim në Twitter, ambasadorja Kim shkruan se ky bashkëpunim është i barabartë me fuqi më të madhe negociuese dhe e barabartë me çmime më të ulëta dhe më pak ndërprerje energjie.
“Shqipëria dhe Kosova nënshkruan marrëveshjen për të bashkuar tregjet e energjisë elektrike. “Bashkim” = fuqi më e madhe negociuese = çmime më të ulëta dhe më pak ndërprerje energjie. Si pjesë e mbështetjes së SHBA për sigurinë energjetike dhe integrimin rajonal, USAID do të punojë me Shqipërinë dhe Kosovën për të krijuar shkëmbimin e forcave dhe për të lëvizur energjinë elektrike”, shkruan ambasadorja Kim.
Dy ditë më parë kryetarët e Enteve Rregullatore ERE, ZRRE, si dhe Administratorët e të dy Operatorëve të Sistemit të Transmetimit OST dhe KOSTT, nënshkruan në Tiranë marrëveshjen mbi bashkimin e tregjeve të energjisë elektrike Shqipëri dhe Kosovë.