Nora Kelmendi ka marrë besimin qytetar për të qenë asambleiste e Vetëvendosjes në Prishtinë.
Kelmendi është njëra nga asambleistet më të votuara ndonjëherë në Kosovë pasi që ka marrë plot 1782 vota në kryeqytet.
Ish-drejtoresha e Kadastrës në Komunën e Prishtinës ka konfirmuar edhe një herë përkrahjen e madhe që ka në Lëvizje dhe besimin qytetar.
Me kaq vota, mbase Nora Kelmendi mund të bëhej edhe deputete, apo jo!?