Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ia ka hudhur poshtë kërkesën Bekim Jasharit ku ai pretendonte për presion ndaj votuesve në Skenderaj nga Partia Demokratike e Kosovës atje.
Sipas PZAP-së, pretendimet e Jasharit janë të paqëndrueshme.
PZAP thotë gjithashtu se ankesa e Jasharit nuk është e bazuar në dëshmi të qartë dhe bindëse, siç përcaktohet në dispozitat ligjore në fuqi.
“Paneli vlerësoi se ankesa e parashtruar nga Lista e Pavarur- Bekim Jashari nuk është e bazuar në dëshmi të qarta dhe bindëse ashtu siç përcaktohet në nenin 117 par.3, të LZP-së ku thuhet se “Vendosja për apelet dhe ankesat nga PZAP-i mbështetet në dëshmi të qarta dhe bindëse”, pasi që nga shkresat e lëndës nuk mund të vërtetohet se ka ndodhur ndonjë shkelje në procesin e votimit me datën 17.10.2021, në Qendrat e Votimit të parashtruara në ankesë”, thuhet në vendim.