Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, së bashku me kryeministrin Kurti u zotua se do të mbështesin një performancë më të mirë të Trepçës dhe në bashkëpunim me menaxhmentin t’i përmirësohen kushtet punëtorëve.
“Ne jemi të përkushtuar që Trepça të performojë më mirë që të mos flasim më për incidente të tilla, por të flasim vetëm për zhvillim dhe investim dhe për këtë na duhet bashkëpunim me menaxhmentin e Trepçës dhe përkrahje e punëtorëve të Trepçës. Në këtë mënyrë ne mund të zgjidhim edhe çështjen e kushteve të punëtorëve dhe kërkesat e ndryshme që kanë ardhur në Minsitri gjatë muajve të fundit nga Sindikata”, tha Rizvanolli, pas vizitës në menaxhmetin e ndërmarrjes “Trepça”.
Tutje ajo tha se hedhja e fondeve në një ndërmarrje që s’është e menaxhuar mirë në të cilën nuk ka ligjshmëri, nuk do të sjellë të mira as për qytetin e Mitrovicës, as për punëtorët, as për buxhetin e Kosovës si aksionare përfundimtare.