Raportohet se në rrugën “Zija Shemsiu” në Gjilan është arrestuar një person i cili me datën 29.08.2019 derisa ka qenë në vendin e punës si pjesëtar i sigurimit fizik në një hipermarket dyshohet se i ka shkaktuar lëndime trupore një personi.
Policia ka dhënë detaje se viktima ishte person me të meta psikike.
Për këtë rast në organet e sigurisë ka raportuar babai i viktimës.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Indeksonline/
Discussion about this post