Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka kujtuar viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit në ShBA.
Kurti thotë se Kosova bashkëndjen thellë me dhimbjen e popullit amerikan dhe familjet e viktimave.
Postimi i Kurtit:
Më 11 shtator 2001, në një mëngjes të kthjellët, vdekja ra nga qielli. Mijëra njerëz me prejardhje nga e gjithë bota u vranë e me mijëra të tjerë u plagosën nga një sulm terrorist i cili tronditi gjithë botën.
Kosova bashkëndjen thellë me dhimbjen e popullit amerikan dhe familjet e viktimave. Ne e dimë se çdo të thotë humbja e njerëzve të pafajshëm pasi edhe sot jetojmë çdo ditë me dhimbjet dhe pasojat e luftës, me ankthin dhe vuajtjet për ata që ende janë të pagjetur.
Ne jemi mirënjohës për ndihmën, përkrahjen dhe miqësinë e popullit amerikan dhe të vendosur për luftimin e terrorizmit të të gjitha ngjyrave dhe krahëve.
Discussion about this post