Sapo ka përfunduar numrimi i votave në Gjilan. Pas një gare tepër të ngushtë, më në fund mposhtet Lutfi Haziri i LDK-së, fiton Alban Hyseni i Vetëvendosjes.
Përgjatë një muaji fushatë parazgjedhore, Lufti Haziri ka qenë prezent vazhdimisht nëpër media dhe aktiv si asnjëherë më parë në regjionin e Gjilanit.
Se kush do të jetë i pari i Gjilanit, mbetet të shihet ballotazh. 30 ditë janë në dispozicion të dy pretendentëve për kryetar. Ata do të punojnë shumë që t’i bindin qytetarët e Gjilanit se kush do të udhëheqë me qytetin e tyre në katër vitet e ardhshme. Do të jetë një garë e fortë dhe me dimensione përtej një ‘beteje’ mes dy konkurrentëve, shkruan Gazeta Mejdani
Në njërën anë është Lufti Haziri me një karrierë të bujshme e me shumë suskese politike, në anën tjetër, një i ri që premton shumë për qytetin e Gjilanit. I suksesshëm gjithashtu në profesionin e tij.
Alban Hyseni i Vetëvendosjes arriti t’i tubojë 18.550 vota (44.43%), ndërsa Lutfi Haziri 18.289 (43.81%).