Gazeta Mejdani është duke e përcjellë numrimin e votave gjithandej nëpër Kosovë. Deri më tani ka raportuar mbi ngjarjet kryesore rreth zgjedhjeve dhe procesin e zgjedhjeve.
(E plotësuar 14:07) – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar numërimin e votave në 33 komuna.
Votat janë numëruar në Deçan, Gjakovë, Drenas, Dragash, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Leposaviq, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Shtërpcë, Ferizaj, Viti, Vushtrri, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Mamushë, Junik, Han i Elezit,Graçanicë, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.
Më poshtë ua sjellim rezultatin e 33 komunave në të cilat ka përfunduar numërimi i të gjitha votave:
Deçan- fitues Bashkim Ramosaj (AAK) 65,17%
Gjakovë- balotazh në mes Ardian Gjini (AAK) 46,00% dhe Mimoza Kusari-Lila (LVV) 37.08%
Drenas- balotazh në mes Ramiz Lladrovci (PDK) 45,62% dhe Driton Ajazi (DD) 30,74%
Dragash – balotazh në mes Bexhet Xheladini (LDK) 34,76% dhe Shaban Shabani (PDK) 33,69%
Istog- balotazh në mes Ilir Ferati (LDK) 40,91% dhe Bekë Berisha (AAK) 26,61%
Klinë- balotazh në mes Zenun Elezaj (AAK) 43,10% dhe Esat Raci (PDK) 27,60%
Fushë Kosovë- balotazh në mes Burim Berisha (LDK) 49,96% dhe Enver Bajçinca (LVV) 25,33 %
Kamenicë- balotazh në mes Qëndron Kastrati (PSD) 32,69% dhe Kadri Rahimaj (LVV) 30,37%
Mitrovicë e Jugut – fitues Bedri Hamza (PDK) 53,86 %
Leposaviq- fitues Zoran Todiq (Lista Serbe) 97,85%
Novobërdë- fitues Sasha Milosheviq (Lista Serbe) 64,09%
Obliqi- balotazh në mes Xhafer Gashi (IQO) 48,25% dhe Halil Thaçi (LVV) 20,00%
Rahovec– balotazh në mes Smajl Latifi (AAK) 47,23% dhe Visar Korenica (LVV) 24,78%
Pejë- fitues Gazmend Muhaxheri (LDK) 60,41%
Prishtinë- balotazh në mes Arben Vitia (LVV) 42,33% dhe Përparim Rama (LDK) 29,35%
Prizren- balotazh në mes Mytaher Haskuka (LVV) 40,43% dhe Shaqir Totaj (PDK) 31,10%
Shtime- balotazh në mes Qemajl Aliu (LVV) 45,10% dhe Naim Ismajli (PDK) 44,64%
Shtërpcë- fitues Dalibor Jevtiq (Lista Serbe) 59,36%
Suharekë- fitues Bali Muharremaj (AAK) 52,28%
Ferizaj- fitues Agim Aliu (PDK) 62,53%
Viti- balotazh në mes Sokol Haliti (LDK) 41,78% dhe Arsim Ademi (LVV) 34,85%
Vushtrri- balotazh në mes Ferit Idrizi (PDK) 34,89% dhe Xhafer Tahiri (LDK) 33,77%
Zubin Potok- fitues Srdjan Vuloviq (Lista Serbe) 83,49%
Zveçan- fitues Dragisha Miloviq (Lista Serbe) 98,45%
Malishevë- balotazh në mes Ekrem Kastrati (NISMA) 34,30% dhe Isni Kilaj (PDK) 29,07%
Junik- balotazh në mes Agron Kuçi (AAK) 47,26% dhe Ruzhdi Shehu (LDK) 37,87%
Mamushë- balotazh në mes Abdulhadi Krasniq (KDTP) 48,72% dhe Arif Bytyq (KATP) 37,64%
Hani i Elezit- fitues Mehmet Ballazhi (PDK) 50,98%
Graçanicë– fituese Ljiljana Subariq (Lista Serbe) 77,71%
Ranillug– fituese Katarina Ristiq-Iliq (Lista Serbe) 100,00%
Partesh- fitues Dragan Petkoviq (Lista Serbe) 75,20%
Kllokot- balotazh në mes Vladan Bogdanoviq (Lista Serbe) 41,45% dhe Strahinja Spasiq (SNS) 34,14%
Mitrovica e veriut- fitues Milan Radojeviq (Lista Serbe) 91,33%.
***
Ka përfunduar edhe numërimi i votave në Komunën e Drenasit.
Derisa kjo komunë për vite më radhë ka qenë basion i PDK-së, kësaj radhe ajo do të shkoj në balotazh me ‘Demokratët për Drenasin’ me kandidatin Driton Ajazi.
Ramiz Lladrovci ka fituar 45% të votave, duke ia pamundësuar fitoren e plotë.
Ndërkaq Ajazi nga numërimi i 100% të votave, ka fituar 30% të votave./Gazeta Mejdani/