Kandidati i LVV-së për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka reaguar pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve, ku do të përballet në balotazh me kandidatin e LDK-së, Ekrem Hyseni.
Bulliqi ka thënë se beteja nuk ka përfunduar, teksa ka shtuar se Llapi nuk ka kohë për kthim mbrapa.
“Beteja nuk ka përfunduar, ne vazhdojmë me zemër plot vullnet për të fituar këtë betejë. Llapi nuk ka kohë për kthim prapa, e ardhmja jonë është e përbashkët”, ka shkruar ai në Facebook.