Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Prishtinës, Uran Ismaili, ka votuar sot në zgjedhjet lokale që po mbahen në Kosovë.
Ai është parë në vendvotim së bashku me bashkëshorten e tij.
Pas votimit, Ismaili ka falënderuar qytetarët e Prishtinës që e kanë mbështetur gjatë fushatës zgjedhore.
“Është nder dhe privilegj me qenë ndër kandidatët për kryetar komune në Prishtinë. Falënderoj qytetarët që më ofruan mbështetje e shumë dashni në këtë rrugëtim të përbashkët. E pres me padurim rezultatin e sotëm. E konsideroj të rëndësishme këtë garë dhe ftoj të gjithë të rinjtë e të rejat dhe të moshuarit e Prishtinës të dalin e të votojnë”, ka thënë Ismaili, transmeton lajmi.net
Ai ka ftuar të gjithë qytetarët që të dalin në zgjedhje dhe të vendosin për kryetarin e ardhshëm që ata duan ta shohin në qeverisje.