Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, sot ka vizituar Gremen e Ferizjat, ku po bashkëbisedon me qytetarë të asaj ane.
Haradinaj ka folur edhe për përvojën e tij të rëndë mbi përpjekjet për ndarjen e Kosovës.
Ai ka thënë se ka pasur raste, kur i është thënë se pa “aminin” e Serbisë nuk kryhet kurgjë.
“Kanë dashtë me na dorëzu para Serbisë. Mu m’kanë thanë, pa aminin e Serbisë smun i kryjmë puntë”, ka thënë ai.
Haradinaj ka treguar se si i është përgjigjur kësaj deklaratë, që nuk ka treguar se nga kush i është thënë.
“Thashë moni kshtu, se me prit aminin e Serbisë s’kishmi mujt me u ba kurrë shtet”, ka theksuar Haradinaj.
Ai tutje, ka thënë se respekton qytetarët e Ferizajit.
“Kurrë nuk e kam kthy qytetarin prapa”, ka thënë Haradinaj./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post