Ish-deputetja nga radhët e PDK-së, Besa Ismaili, nuk ka arrit të zgjedhet anëtare e Kryesisë së re. Ajo ka shprehur revoltën e saj nëpërmes një shkrimi që e poston në llogarinë e saj në Facebook, shkruan Gazeta Mejdani.
Është çështje kohe nëse ajo do të qëndrojë ë PDK apo do të jep dorëheqje nga aty.
Për më tepër, Partia Demokratike e Kosovës(PDK) dje ka zgjedhur Kryesinë e re të Partisë.
Besa Ismajli nuk ka përtuar lavdërojë ish-udhëheqësin e PDK-së, Kadri Veselin. “Prurjet e Kadri Veselit ishin çdoherë vizionare. Sikurse veprimet e tij politike. Ashtu edhe niveli organizativ. Me një diskurs të matur, e shërbyes. Unë pata fatin të jem rekrute në Partinë Demokratike të Kosovës nga z.Veseli. Pjesë e procesit reformues për rikthimin e integritetit politik partiak dhe më gjerë. Vendimi i tij doli i suksesshëm, ku populli më besoi në kuvend. Uragani i padrejtësisë që e mori atë në Hagë, pafuqizoi edhe aktivitetin tim”, ka thënë Ismaili.
Ndërsa për Kryesinë e re të PDK-së, Besa Ismaili ka thënë se “është e pakuptimtë që figurat zbehëse të votës pro-PDK të sistemohen sërish”.
“Si prurje e partisë, jam shumë e pakënaqur dhe shpreh revolten time me shumë emra të përfolur dhe të etabluar në strukturen e re udhëheqëse në parti. Është e pakuptimtë që figurat zbehëse të votes pro-PDK të sistemohen sërish. Dhe emrat “e rinj” janë larg më të dobët se që pritej, dhe aspak premtues për nevojat aktuale të partisë. Kjo do të ketë kosto. Dhe jam e bindur se ka mundësi për më shumë dhe për shumë më mirë. Ky është dhe do të jetë alarmi im publik”, ka thënë Ismaili.
Ismaili ka thënë se aktiviteti i saj politik “do të jetë në shërbim të Partisë Demokratike të Kosovës, si institucion, si emanet i brezave që po përballen me padrejtësinë ndërkombëtare”.
“Do të vazhdoj parreshtur dhe besnikërisht të jem konstruktive. Kryetari Veseli do të më gjej aty ku dhe si më ka lënë: parimore, me integritet, e artikuluar dhe e zëshme ndaj padrejtësive dhe gabimeve, kontribuese dhe vetmohuese, në shërbim të qytetarëve, strukturave dhe aktivistëve të PDK-së. Natyrisht aktiviteti im politik vazhdon edhe më fuqishëm dhe do të ketë fokus avokimin e opinionit ndërkombëtar për daljen faqebardhë të çlirimtarëve. Liria e tyre është misioni ynë, misioni im, dhe do të duhej të ishte edhe mision i institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Ismaili në Facebook.
Kjo është përbërja e Kryesisë së e Partisë Demokratike të Kosovës:
Nënkryetarë të PDK-së janë zgjedhur, Vlora Citaku, Ramë Buja, Enver Hoxhaj dhe Uran Ismaili.
Kurse, anëtarë janë: Bernard Nikaj, Donika Shahini, Jakup Nura, Bekim Çollaku, Nexhat Demaku, Evgjeni Thaci-Dragusha, Sokol Bashota, Besa Kabashi Ramaj, Adri Nurellari, Rashit Qalaj, Zenun Pajaziti, Valdete Idrizi, Betim Gjoshi, Fehmi Mujota, Petrit Hajdari, Luljeta Veselaj-Gutaj, Blerand Stavileci, Muzafer Shala, Muhamet Haliti, Kujtimi Gashi, Safete Hadergjonaj, Donjet Bislimi.