Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka publikuar fotografi nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Deçan, ku një numër i madh i qytetarëve po kërkojnë ndihmë mjekësore, pasi po dyshohet se janë helmuar nga uji.
Me anë të një postimi në Facebook, ajo ka thënë se fluksi i qytetarëve që po kërkojnë ndihmë në Deçan është në rritje.
Sipas Kadriajt, Ministri Vitia ishte për vizitë sa për sy e faqe, ndërsa thekson nevojën për ndihmë me në QKMF.
Postimi i plotë:“Fluksi i qytetarëve që po kerkojne ndihmē nē Deçan prap ështē nē rritje.Senzibilizim e mobilizim i punëtorëve shëndetësor për tu admiruar. Ministri Vitia sot erdhe sa pēr sy e faqe nē Deçan po me duar nē gjepa. QKMF-ja dhe qytetarēt kanē nevojē për ndihmē konkrete me infuzione e barna. Si gjeth qytetarët e Deçanit human të cilit po i dalin nē ndihmē me barna e infuzione institucionit shëndetēsor.ju lumtë personelit shēndetësor dhe qytetarēve pēr kētē mobilizim!”.