Mësohet se është gjetur pa shenja jete një person në një motel Prizren.
Viktima është i gjinisë mashkullore, i lindur në vitin 1957.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, tha se tani i ndjeri kishte shkuar në motel i shoqëruar nga një vajzë.
“Në momentin kur ka shkuar emergjenca ka qenë vetëm, por më herët ka qenë në shoqërinë e një vajze”, tha ai.
Osmanollaj tha se nga hetimet e para nuk ka ndonjë dyshim se ndaj 64-vjeçarit është përdorur dhunë ose diçka e tillë.
Për të zbuluar shkakun e vërtetë të vdekjes së tij, prokurori ka urdhëruar që trupi i të moshuarit të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.