Takimi Erdogan-Biden, ashtu edhe si në të kaluarën, ishte një takim kritik dhe kishte rëndësinë e ndikimit në vitet e ardhshme për sa i përket marrëdhënieve midis Administratës së Biden dhe Turqisë. Turqia nxori në plan të parë tre parime në marrëdhëniet dypalëshe.
Shkruan: Murat Yeşiltaş
E para ishte rindërtimi i një kornize konceptuese për përcaktimin e marrëdhënieve dypalëshe. Pas Luftës së Ftohtë, të dy palët përdorën shumë koncepte për të përshkruar marrëdhëniet e tyre.
Për këtë u preferuan shumë koncepte kornizë, që nuk mund të përmbushnin në aspektin e marrëdhënieve dypalëshe, të tilla si partneriteti strategjik dhe partneriteti model. Disa prej tyre nuk mundën të përmbushin fare ose nuk mundën të shkojnë përtej krijimit të një atmosfere psikologjike që udhëhiqte marrëdhëniet shumë afatshkurtra. Për këtë arsye Turqia kërkoi një marrëdhënie të ekuilibruar që respekton pavarësinë e saj.
E dyta ishte çështja e marrëdhënieve dypalëshe që përputhet me realitetin. Turqia edhe njëherë rikujtoi se një marrëdhënie larg realitetit në terren nuk është e dobishme. Edhe administrata e Uashingtonit e ka kuptuar që Ankaraja nuk do të jetë e gatshme të vazhdojë një marrëdhënie joreale turko-amerikane. Deklaratat e Biden tregojnë se ai është i gatshëm të zgjidhë problemet me Turqinë.
Niveli më kritik i marrëdhënieve turko-amerikane janë mosmarrëveshjet për çështje që janë të papajtueshme me realitetin. Gjatë takimit u diskutuan përsëri çështje të tilla si PYD-YPG, FETO, S-400. Nga ana tjetër, u bë e ditur se nuk është e mundur që të injorohen sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të Aktit të Kundërveprimit ndaj Kundërshtarëve të Amerikës përmes Sanksioneve (CAATSA). Të dy udhëheqësit deklaruan se ministritë përkatëse do të jenë në kontakt për këtë çështje. Prandaj, mund të pritet që në periudhën e ardhshme të lehtësohen disa probleme.
Një pikë tjetër (e treta) që u nënvizua gjatë takimeve ishte qëndrueshmëria në marrëdhëniet turko-amerikane. Siç mund të kuptohet nga deklaratat e bëra pas takimit, që të dy vendet duan ta bëjnë këtë marrëdhënie më të qëndrueshme.
Nëse Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të formojnë një konsensus të caktuar për këto tre parime, atëherë do të jetë e mundur të flitet më realisht për çështje të tjera. Një strategji e politikës së jashtme që injoron profilin në rritje të pushtetit të Turqisë dhe aktivizmin e politikës së jashtme, është e detyruar të dështojë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se e shohin dhe e kuptojnë këtë. Për këtë arsye, samiti i NATO-s ofroi një mundësi më të mirë për të hapur një faqe të re në marrëdhëniet turko-amerikane.