Kryeministri i vendit, Albin Kurti pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq në Bruksel ka folur edhe për çështjen e Asociacionit të komunave serbe.
Kurti në një deklaratë për media tha se Serbia e ka pasur të okupuar Kosovën dhe e ka humbur në shekullin e kaluar nga regjimi i Millosheviqit.
“Asociacioni i komunave me shumicë serbe si një entitet një etik është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, meqenëse nuk është në përputhje me 23 nene.
Edhe qytetarët kanë organizuar peticion masiv e opozita ka bërë edhe veprime radikale në kundërshtim të Asociacionit.
Asociacioni nuk është për serbët por kundër Kosovës ashtu siç është dizajnuar.
Ne nuk duam që shumica të jetë e privilegjuar karshi pakicës. Por në të njëjtën kohë, nuk mund të kërkojmë përsëritjen e skenarit të Bosnjë e Hercegovinës”, u shpreh Kurti.
Sipas tij, Qeveria e Kosovës është për të drejtat e qytetarëve, por jo për t’i territorializuar brenda Kosovës ambiciet Serbisë.
“Serbia e ka pasur të okupuar Kosovën dhe e ka humbur në shekullin e kaluar nga regjimi i Millosheviqit”, tha ndër të tjera Kurti.