Kryeministri Albin Kurti, në përkujtimin e ushtarëve të rënë të NATO-s, tha se të gjithë ata që e dhanë jetën ndodhen në themelet e shtetësisë së Kosovës.
“Në qershorin e 1999 kishim zjarr në qiell e në tokë, por këmbësoria e NATO-së i bashkohet ushtarëve për ta ndalur gjenocidin e Millosheviqit. Ne ia përkujtojmë vetes çdo ditë dhe të gjithë ata që dhanë jetën ndodhen në themelet e shtetësisë”.
Kurti këtë e tha pasi vendosi kurora lulesh te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s.
Po ashtu, të pranishëm ishin edhe kryekuvendari Glauk Konjufca, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, si dhe zëvendëskomandanti i KFOR-it.