Dje janë lëshuar urdhëresa të prera nga Washingtoni për vendet e Ballkanit Perëndimor, më sakt e më e rëndësishme, për Kosovën dhe Shqipërinë. Me sa shihen nga përmbajtet, këto urdhëresa janë të pakontestueshme, nuk pranojnë dialog e as kompromise.
Në lidhje me këtë, sot, përveç një mori njerëzish që i njohin rrethanat dhe gjuhën e Amerikës, ka folur edhe Dr. Mustafë Bajrami, përcjell Gazeta Mejdani.
Ai ka thënë se urdhëri i Biden, e pas tij edhe i Blinken janë të prerë. Kthim prapa nuk ka. Dhe, mirë që janë të tillë.
Sipas Bajramit, qeveria e Kosovës, (edhe e Shqipërisë) kanë vetëm një shtegdalje. Ta luftojnë korrupcionin me të gjitha mjetet e mundshme, sa më shpejt, sa më gjerë dhe në mënyrën siç e kërkon Amerika. Parasëgjithash, ta nisin seriozisht e menjëherë.
“Është momenti vendimtar, edhe nga rrafshi moral pra, që t’i kthehet “borxhi” Amerikës për të mirat që i ka bërë këtij vendi dhe gjithë shqiptarëve. Është momenti historik për te që të fillohet konkretisht t’i sigurohet një e ardhme më e mirë fëmijëve tanë“, ka thënë Bajrami.
Shumë shkurt në lidhje me urdhërin e Biden!
Duhet ta kemi të qartë se SHBA-të i kanë shpallur luftë korrupcionit. Siç po shihet, SHBA-të tani për tani nuk kanë armik më të madh se korrupcionin. Sidomos në vendet që i mbështetë Amerika.
Biden, e pas tij edhe Blinken dje e sot deklaruan prerë: “Korrupcioni dëmton drejtpërdrejtë politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe ekonominë e Shteteve të Bashkuara”.
Pra, rrezikon sigurinë nacionale të SHBA-ve. Po e përsërisë, sigurinë nacionale të SHBA-ve.
“Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara për të nxitur llogaridhënien si dhe për të luftuar pandëshkueshmërinë ndaj atyre që janë përfshirë në raste madhore korrupsioni në Ballkanin Perëndimor dhe kudo në botë”, ka thënë Blinken.
A ka gjë më të madhe se sa të shprehet kaq drejtëpërdrejtë Amerika se po i cënohen interesat nacionale nga korrupcioni nëpër vendet mike të saj?
Unë nuk di gjuhë tjetër më të ashpër se sa kur thotë superfuqia botërore, “po m’i cenoni interesat e mia nacionale”. Plus, kur dihet se nëpërmes ruatjes së kësaj, po ruhen edhe interesat nacionale e kombëtare të shqiptarëve.
Prandaj, qeveria e Kosovës, (edhe e Shqipërisë) kanë vetëm një shtegdalje. Ta luftojnë korrupcionin me të gjitha mjetet e mundshme, sa më shpejt, sa më gjerë dhe në mënyrën siç e kërkon Amerika. Parasëgjithash, ta nisin seriozisht e menjëherë.
Jo veç ta nisin, por edhe të japin fakte se janë duke e implementuar.
Është momenti vendimtar, edhe nga rrafshi moral pra, që t’i kthehet “borxhi” Amerikës për të mirat që i ka bërë këtij vendi dhe gjithë shqiptarëve. Është momenti historik që të fillohet konkretisht, e në këtë mënyrë, edhe ta kryejmë detyrën që na takon, edhe t’i garantohet një e ardhme më e mirë fëmijëve tanë.
Në të kundërtën, po nuk e përfillëm urdhëresën amerikane, Kosova dhe shqiptarët do të ballafaqohen me të papritura të pakëndshme të cilat kanë për t’i dëmtuar rëndë interesat nacionale, të Kosovës, edhe të gjithë shqiptarëve.
Këtu më nuk bënë të mendohet dy herë. As të tolerohen ata që tentojnë ta mashtrojnë opinionin. Për interesat e tyre e në dëm të shtetit të Kosovës dhe të shqiptarëve.
Kthim prapa nuk ka.
Urdhëri është i prerë…!