Ish-komandanti i Batalionit të Policisë Ushtarake në UÇK, Hafir Hoxha, përmes një shkrimi të gjatë në Facebook, ka zbuluar informacione nga takimet që kishte pasur me “Kasapin e Bosnjës”, Ratko Mlladiq.
Hoxha shkruan gjatë gjithë kohës sa ka shërbyer në Shkup në praktikë në vitin 1985 ka pasur konflike me kriminelin Mlladiq.
“Kur ai me nervozë me thërriste disa herë me zë të lartë disa here siç ishte nervozuar me ushtarakët të tjerë unë ja ktheva me të njëjtin mënyrë duke bërtit; unë nuk jam malli, as nuk jam Ti për juve!!! Komunikoni si duhet me mua a kuptua”, rrëfen ai.
Ndryshe, dje është konfirmuar dënimi me burgim të përjetshëm ndaj ish-shefit të ushtrisë serbe, Ratko Mlladiq.
Ja rrëfimi i tij
Hafir Hoxha
Si kalova me Ratko Mlladiqin vitin 1985!
Si ja pata plas zemrën plot një muaj Ratko Mlladiqit sa ishte kapiten, kom. i Batalionit, kurse unë aty isha një muaj në praktik si komandant togu atë kohë gjatë muajit prill 1985 në Shkup!
Isha në vitin e fundit të shkollës se mesme ushtarake i drejtimit këmbësori në Sarajevë, ku duhej një muaj të gjithë kadetët të bëjmë praktikë një muaj si komandues togu me ushtarë në tërë hapësirat e ish-Jugosllavisë.
Fati deshi mua dhe Isa Agushi (kom Dardani) gjatë UÇK-së na ra të shkojmë në Shkup të bëjmë praktikë, u gëzuam tej mase pasi mendonim se gjatë vikendit do t’i vizitojmë familjarët në KS pasi ishim afër, por nuk na doli ashtu, pasi tërë kohën ishim në poligon rreth Kumanovës!
9 kadetë nga Sarajeva erdhëm në Shkup në praktikë, na caktuan njësitet cilat do t’i komandojmë ne, Komandant Batalioni ishte kapiteni Rakto Mladiq (tani i dënuar i përjetshëm për krime luftë në Bosnjë).
Unë qysh nga dita e parë e kuptova se nuk do ta qojë mirë me të, por në anën tjetër me nevojitej nota që do të ma jepte ai gjatë një muaji si komandant togu.
Ishte shumë në zë në kazermë, arrogant, i zhurmshëm dhe komandantët e tri kompanive në Batalionin e tij ia kishin frikën, ne si kadet ushtarak i dinim rregullat dhe nuk kishim paragjykime as frik ndaj tij, edhe ai kishte pak më shumë kujdes ndaj nesh. Kishim ushtrime e stërvitje tërë kohën në poligon «Ovčie poljé» afër Kumanovës.
Unë isha më i gjati nga kadetët aty, atlet dhe sa herë ju afroja afër Mlladiqit ja zësha rrezet e diellit i pengonte shumë gjatësia ime dhe vërehesha xhelozi tek ai, gjatë ushtrimeve në radiolidhje filluam kacafytjet e tona mes nesh.
Ai i detyruar ishte të na drejtohet me JU! Kurse mua disa herë mu drejtua në ti Hoxha, ose «malli» që i bie ti i ri ose çun!
Unë në fillim nuk reagova në radiolidhje, u bëja sikur nuk po e kuptoj kujt po i drejtohet!
Kur ai me nervozë me thërriste disa herë me zë të lartë disa here siç ishte nervozuar me ushtarakët të tjerë unë ja ktheva me të njëjtin mënyrë duke bërtit; unë nuk jam malli, as nuk jam ti për juve!!! Komunikoni si duhet me mua, a kuptuat?!
Ai pastaj reagon si në shaka tha po kryesorja e dini që juve po u drejtohem, lajmërohuni e s’ka lidhje si ju drejtohem! I thash ka lidhje edhe shumë bile!
Gjatë tërë kohës një muaj sa kam shërbyer me të isha në konflikt në revista, në analiza të ushtrimeve, por me njësitin tim isha shumë në nivel të lart të punës dhe disiplinës, i kam ndërhyrë në gabimet që bëheshin, kadetët tjerë më thonin të ndalem se do të ma jep notën negative pasi po ndërhyja shumë!
Ato ditë vdiq Enver Hoxha në Shqipëri e kishim flamurin në një livadh ku u rreshtoheshim në poligon, andej kalonim për të shkuar në takime tek tenda e Mlladiqit (vend komandimi) dhe unë si idiot s’di çka më shkoi mendja e tërhoqa litarin e flamurit në shtizë dhe e zbrita flamurin Jugosllav gati se në gjysmë shtizë pa me pa askush pasi flamuri ishte në një kënd të një livadhi ku nuk shike nga të gjithë ushtarët e as nga komanda kurse në kalonim rrugicën pran flamurit për të shkuar në komandë, isha në sallë, tendë e takimeve, kur pas meje erdhi kapiteni Ilijevski dhe tha: Po kush e lëshoi flamurin në gjysmështizë, a ditë zie po mbani për Enver Hoxhën a!?
Mlladiqi u ngrit në këmbë duke bërtit çfarë flamuri bre?! Çfarë gjysmështizë po flet ti, doli jashtë eci disa metra me larg pasi nuk u shike flamuri nga aty ishim si në mal!
E pa flamurin ashtu bërtiti shpejt nga ne, njëri nxënës shok i imi vrapoi shkoi e ngriti flamurin, Mlladiqi doli nga kontrolli total, tani kërkoi nga ne që ushtarët shqiptarë mos t’i caktojnë në detyra roje e as mos të punojnë në kuzhinë ku deri tani më së shumti kishte ushtarë aty.
Kishte frikë për ndonjë helmim të ushqimit!
Na u dobësua dukshëm cilësia e ushqimit ato ditë, të gjithë ne kadetët dhe eprorët një javë i kemi marrë ushtarët shqiptar në pyetje duke tentuar ta gjenim se kush e vendosi kështu flamurin në gjysmë shtizë për Enver Hoxhën, por kurrë nuk e kemi gjetur!
Tani pas 36 viteve publikisht po tregoj që isha unë dhe u kërkoj falje ushtarëve shqiptarë që i kanë mal treguar por jo shumë atë kohë për këtë çështje.
E fundi si praktikë, erdhi ashtu ku Mlladiqi notën më të mirë më dha mua! Për habi dhe çudi! Tha i vetmi nxënës që ma ka mbush syrin që do të jetë epror i mirë është Hoxha, e them këtë për arsye se ka guxim, reagon, flet, pyet kundërshton kur këtij ia merr mendja që duhet, pra i sqaron problemet me kohë e jo sikur shumica heshtin thonë Razumem e nuk din se çka bëjnë më vonë !!!
Një thënie e tij interesante ishte; Kadetë të nderuar; Njeriu në jetë duhet të jetë i përcaktuar, momentin që je përcaktuar për diçka , gjysma e asaj pune është e kryer!