Anëtari i Presidencës së Bosnje dhe Hercergovinës, Milorad Dodik, ka thënë se vendimi i Gjykatës së Kombeve të Bashkuara që la në burgim të përjetshëm kriminelin e luftës së Bosnjës, Ratko Mladiq, ka të bëjë pak me drejtësinë.
Ai ka thënë se gjenocidi i Srebrenicës është mit që do ta kthejë Mladiqin në legjendë.
“Është e qartë për ne se u përpoq të krijohet një mit rreth gjenocidit në Srebrenica, që nuk ndodhi”, ka thënë Dodik.
“Unë shpreh ngushëllimet e mia për të gjithë viktimat në këtë luftë, më vjen keq që ndodhi një ngjarje e tillë. Në këtë mënyrë, përmes vendimeve, po bëhet një përpjekje për të shkruar një histori tjetër në të cilën serbët paraqiten si horra”.
Ai ka thënë se Mladiq u dërgua direkt në mesin e legjendave derisa populli serb do të kujtojë atë, shkruan B92.