Presidenti serb, Aleksander Vuçiq ka lëshuar një deklaratë pas dënimit me burg të përjetshëm për kriminelin serb, Ratko Mlladiq.
Vuçiq në Këshillin e Sigurimit ka thënë se Serbia do që qytetarët e vetë ta vuajnë dënimin në Serbi, shkruan lajmi.net.
Madje ka përmendur edhe kryetarin e AAK-së, njëherit ish-komandant i UÇK-së në zonën e Dukagjinit, si një person që nuk është dënuar, duke aluduar se nuk janë zbardhur krimet që ai pretendon.
“Krimet kundër serbëve nuk janë ndëshkuar. Haradinaj, Oriq dhe Gotovina nuk janë dënuar. Shumë krime në Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kosovë nuk janë hetuar”, është shprehur ai.
Ai ka pohuar se Serbia është akuzuar se nuk i ka kryer obligimet e saj lidhur me Vjerica Radet dhe Petroo Jojiq.