Deputeti i PDK’së, Mërgim Lushtaku, e ka quajtuar ministrin e brendshëm Xhelal Sveçlën, si ‘’ministër i gurëve dhe molotovëve’’.
Përmes një postimi në Facebook, Lushtaku tha se sjellja e policit ndaj invalidit të luftës, Faik Fazliut, është e papranueshme.
‘’ Sjellja e policisë ndaj invalidit të luftës së UÇK-së Faik Fazliut, është e papranueshme dhe jonjerëzore, marrë parasysh që Faiku njërën këmbë e kishte dhënë për lirinë e Kosovës dhe si i tillë nuk e meriton trajtimin të cilin e pamë në videot e shpërndara në portalet e ndryshme’’, shkroi Lushtaku.
Ai shtoi se ministri i gurëve dhe molotovëve, duke iu referuar Sveçlës, se nuk ka të drejtë morale të ligjëroj për zbatimin e ligjit dhe sjelljen ndaj shtetit.
Postimi i plotë:
‘’ Ministri i gurëve, molotovëve dhe rrotullimit të automjeteve nuk ka të drejtë morale të na ligjëroj për zbatimin e ligjit dhe sjelljen ndaj shtetit.
Sjellja e policisë ndaj invalidit të luftës së UÇK-së Faik Fazliut, është e papranueshme dhe jonjerëzore, marrë parasysh që Faiku njërën këmbë e kishte dhënë për lirinë e Kosovës dhe si i tillë nuk e meriton trajtimin të cilin e pamë në videot e shpërndara në portalet e ndryshme.
Zyrtarët policorë sipas ligjit duhet t’i respektojnë të drejtat dhe liritë personit dhe të minimizojnë çfarëdo pasoje të dëmshe edhe gjatë ndërhyrjes së nevojshme e cila në bazë të filmimeve nuk dukej se kishte shkas.
Policia e Kosovës duhet të zbatoj ligjin, pa u ndikuar nga politikat ditore të ish recidivistëve tashmë bartësve të pushtetit.’’