Shkodra ka shumë dashuri, por këtu dashuria nuk është veç një fjalë në ajër. “Dashnorja e moteve”, ndoshta është togfjalëshi më i bukur që është shkruar ndonjëherë për këtë qytet.
Çuditërisht e la një nga njerëzit më të padukshëm në të gjallë dhe që kishte edhe fare pak vite në qytet. Migjeni do kapte shpirtin e vërtetë të qytetit dhe do ta zhvishte nga zulma, që i rrinte pak ngushtë kostumit të rëndë të “Motra Tone”, që ato ditë jepte shpirt. I vëllai Kol Idromeno, pasi ishte kotur, e pastaj kishte bërë një inkursion studimor-kulturor në Itali, ishte kthyer me ëndrra të mëdha. Por fryma që po i jepte shpirtin e ri të kapitalit këtij qyteti, nuk shkonte ende me zhguallin e rëndë që mbartin shkodranët dhe veshjet që sillnin malësorët, arkitektura, etnologjia dhe çdo gjë që e rrethonte.
Discussion about this post