Edhe kryetari në detyrë i OVL-UCK-së, Faton Klinkau, i ka reaguar ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pasi që ky i fundit tha se ka mbaruar koha kur zyrtarët policorë janë fyer e sulmuar.
Përmes një postimi në Facebook, Klinaku i është kundërpërgjigjur Sveçlës duke thënë se ai i paska harruar sjelljet e tij banditeske që shumë herë sipas tij i ka pasur ndaj policisë.
”Paska folur edhe ministri i brendshëm, duke deklaruar se ka kaluar koha e sjelljeve banditeske ndaj policisë. Mirë që ekziston video e aty shihet se kush çfarë ka bërë, dhe është vetëm gjykata ajo që do të sqarojë rrethanat e ngjarjes”, ka shkruar Klinaku.