Mbledhja e Komisionit për Çështje të Sigurisë përfundoi ende pa filluar mirë, tensione e konfliktet verbale pati qysh në fillim të diskutimit.
E krejt kjo ka rrjedhë si pasojë pasi që ministri Xhelal Sveçla kishte ardhur në raportim së bashku me drejtorin e Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.
Për ketë kryetari i Komisionit Bekë Berisha, i ka kërkuar ministrit që të largohet nga Komisioni, derisa ka thënë se e ka bërë “faqen e zezë”.
“Mos më shit mend”, i ka thënë Berisha, ministrit.
“Drejtorin edhe juve ju kom thirr ndaras, unë kam kërkuar me kanë ndaras. Jeni mësuar me bërë lojëra, ku e ke ti problemin ministër”.
“Unë ja caktoj kënd me thirr ë kë jo, s’keni nevojë me ardhur hiç ecni. Mos më shit mend këtu”.
Ministri, i’u është drejtuar kryetarit Berishës, se ku është problemi që ai të raportojë së bashku me drejtorin Mehmeti.
“Samedin Mehmeti është drejtor i Agjensicë dhe unë jam me ekipin tim. Unë skam problemi, ku e ki ti problemin”.
Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti i ka thënë kryetarit Berisha se nuk e ka ndërmend të takohen ndaras.
Deputeti, i VV-së, Bujar Dugolli tha se Berisha ka ardhur në mbledhje për të bërë shou politik.
Edhe deputeti i PDK-së, Elmi Reçiça, iu është bashkangjitur kryetarit të Komisionit Bekë Berisha, pasi që edhe ai tha se ministri e drejtori janë ftuar ndaras.
Njëjte kanë vepruar edhe deputetët e VV-së pasi që kanë lëshuar mbledhjen e Komisionit.
Kryetari i Komisionit, Bekë Berisha ka thënë se Qeveria është duke e shitur vendin.
Fatmir Humolli, i vetmi deputet i VV-së që nuk ka e ka lëshuar mbledhjen e Komisionit, tha se duhet të respektohen institucionet.
Ai madje i ka quajtur propaganda zërat se VV-ja është kundër Amerikës.
“Jam shumë i sigurt se qeveria është e zgjedhur prej Kuvendit, kryeministri është i Kosovës, dhe duhet me i respektuar institucionet”.
“Tu u thirrur në emër të Amerikës popullin tonë janë t’u e kthyer kundër Amerikës”.
Deputeti i PDK-së, Elmi Reçiça tha se ministri Sveçla ka pasur frikë të raportojë i vetëm.
“Ministri nuk deshi me raportuar, ai nuk mundet mu përcaktuar kushtet, veç e ka pasur ftesën dhe vet e ka pasur drejtori i Policisë dhe e dimë që është frikësuar për shkak veprimeve në veri”.
Përderisa kryetari Berisha tha se ka pasur pyetje për ministrin, e që sipas tij, ai nuk do të guxonte të përgjigjej.
“Kjo mbledhje është thirrur për situatën në veri. Unë kam pyetje për ministrin që nuk guxon me u përgjigj. Fatmir po i lexoj pyetjet, pse me barazuar Njësinë Speciale me strukturat e Serbisë?”.
“A e din që zëvendësimi i policisë me KFOR-it është kthim i rezolutës 1244. Pranimi i targave KM është hapi i parë drejt Zajednicës. Kom pas plot pyetje edhe për drejtorin e Policisë”, ka thënë ai.