1. Indeferenca apo “mbyllja e syve” e Uashingtonit dhe Brukselit, ndaj ofensivave agresive për mosnjohjen e Kosovës nga “pesëshja” europiane (Spanja, Sllovakia, Rumania, Greqia dhe Qipro), e ka trimëruar aq shumē Serbinë, sa qē asaj në një mënyrē apo në tjetrēn i është lejuar që jo vetëm të provoj ta kontestoj de facto (se de jure e ka dhënë mendimin GJND-ja) si pavarësinē, ashtu edhe shtetësinë e Kosovēs.
Në kētë kontekst, një zgjidhje e përkohshme dhe kujtoj tejet e rëndësishme për qetësinë dhe sigurinë e gjithë Ballkanit perëndimor, do ishte anētarësimi urgjent i Kosovës (jo nē OKB-ara, siç mendojnē, besojnë dhe gjykojnë disa gabimisht) NATO dhe BE.
2. Ngase, duket që ideja e “mosnjohjes”, si një akt izolimi dhe armiqësisë ndëshkuese ndaj Kosovës, Serbisë është duke i dhuruar si alibinë e mosndëshkimit, ashtu edhe të “drejtën” e paqenë (juridike, politike, madje edhe historike…!) të “kompromisit” (që i bie; ose copëtim teritorrial, ose Bashkësi të komunave serbe/në fakt; një “Republika Serpska” kosovare/), që është duke e kërkuar Presidenti serb , A. Vuçiq, “derë më derë”, nëpër gjitha kancelaritë botërore…?
KM Albin Kurti, në takimet me Lajçak dhe Palmer, duhet t’u shpjegoj si arsyet ashtu edhe shkaqet e insistimit që të bëhet më shpejt dhe më sigurt anëtarēsimi në NATO dhe BE. Bile në NATO-, duhet bërë çmos që të futemi! Ky insistim, i KM Kurti, në njërë anë do i neutralizonte shumë stigmatizime dhe paragjykime lokale e globale për qeverinë e tij si kinse “ekstremisht majtiste dhe antiperëndimore e antiamerikane”, dhe anën tjetër, Kosovēs, do i krijonte de facto dhe de jure favore për njē “umbrellë mbrojtëse” nga ndonjë aventurë në të ardhmen, serbo-ruse.
3. Poashtu, jam shumë i sigurt që anëtarësimi ynë në NATO-, do e shpejtonte edhe “njohjen reciproke” që tani për tani mbetet vetëm një “karrem” jo joshësh…
Ketë nevojē tonēn imediate për prezencë shume mē aktive në NATO, (që është padyshim interes; strategjik dhe gjeopolitik amerikan), duhet unjësuar me komunikimet dhe vëmendjen e Presidentit amerikan Joe Biden dhe ate të Sekretarit të Shtetit Blinken me udhëheqësit rajonalë. Uashingtoni, pra me lidershipin Biden, do të ketë në BE-ne (Lajçak dhe Boreli) aleatë të dëshmuar (Gjermania, Anglia,…) për ta mbyllur kapitullin e Kosovës, dhe për ta vendosur më në fund Ballkanin në rrugën e sigurisē, stabilitetit dhe paqes konseguente…
*Prof. Dr. Fadil Maloku