I njohur me analizat e tij që herë pas here shkaktonin reagime të mëdha, këshilltari i Kadri Veselit e tani kandidati i PDK’së për deputet, Blerim Latifi, ka thënë se qytetarët nuk duhet t’ia besojnë Albin Kurtit të VV’së, postin e Kryeministrit, shkruan Gazeta Mejdani.
Latifi ka thënë në emisionin Pressing, se kreu i Lëvizjes Vetëvendosje “sot s’ka qëndrim të qartë rreth shtetit të Kosovës, rreth identitetit të shtetit të Kosovës”.
“Kurti ende nuk e di çka të bëjë me flamurin e Kosovës. E ti do ta bësh kryeministër…”, është shprehur Latifi.
Ai ka pyetur se “si munden qytetarët atij t’ia besojnë postin e kryeministrit?”.
Latifi ka vlerësuar se Kurti “duhet t’i bindë qytetarët që s’ka probleme konceptuale, ideologjike, institucionale, me shtetin”.
Sipas Latifit, Kurti po ashtu nuk e njeh as Kushtetutën e Kosovës./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post