Në këto kohë polarizimesh të thella dhe të skajshme të shoqërinë kosovare, kur askush nuk i njeh meritat e tjetrit dhe thuajse të gjithë janë vënë kundër të gjithëve, pikërisht në këtë kohë Kosova ka nevojë për një iniciativë që to t’i zbuste këto polarizime si dhe të bëhen përpjekje për përafrime mes njerëzve vendimarrës të këtij vendi, ka thënë Dr. Mustafë Bajrami në një shkrim të djeshëm në llogarinë e tij në Facebook, përcjell Gazeta Mejdani.
Të shpejta kanë qenë reagimet e lexuesve të cilët kanë shprehur qëndrimet e tyre ndaj këtij shkrimi. Pati reagime kundërshtuese ndaj thirrjes së Dr. Bajramit për mirënjohje ndaj të gjithëve që kanë dhënë kontributet e tyre për kombin dhe për shtetin e Kosovës.
Megjithatë, pati edhe komentuesë të shumtë që e mirëpritën dhe përshëndetën propozim e tij.
Në debatin mjaft të zgjeruar që u zhvillua nën postimin e Bajramit, ai i përgjigjej komentesve të ndryshëm duke sqaruar atë që kishte synuar nëpërmes shkrimit të tij.
Ai ka thënë se është shumë e dëmshme për shoqërinë tonë të vazhdojnë këto polarizime dhe të mohohen meritat e klasës politike të tanishme si dhe të gjithëve që ishin munduar në të kaluarën për këtë vend.
“Bërja e këtij vendi e këtij shteti ka histori shekullore. Sidomos filluar prej 1968-ës. Kete askush nuk mund ta mohojë. Secila periudhe i ka pas rrethanat dhe njerezit e vetë. Dhe varesisht prej tyre, edhe suksese e deshtimet. 1968, 1974, 1981, 1984, 1990, 1997, 1999 e me radhë, jane vite që karakterizohen me ngjarje qe kane sjelle kete vend ne kete pozite qe sot e gëzojmë si shtet. Bile, jo vetem klasa politike, por edhe arsimi ka luajtur rol, edhe feja, Bashkesia Islame, mjekët, te gjithe shtresat e shoqerisë. Kush i mohon keto, duhet te kete probleme me tru, ose me shpirt. Kjo do te ishte e njejte, sikur t’i thuhet te tanishmëve se spo bejne asgje. Jo. Natyrisht jo. Sepse eshte duke u bere. Edhe politika, edhe feja, edhe arsimi, edhe mjeket edhe te tjerët. Si teresi kkjo quhet shoqëri, e kjo shoqeri e ka bërë këtë shtet që quhet Kosovë”, ka shkruar Dr. Bajrami
“Është koha vendimtare për vlerësimin adekuat të punës të gjithsecilit që e kanë bërë në këto dekadat e fundit” ka shkruar ai.
Për më tepër, ka thënë ai, në secilën periudhë historike të kombit tonë ka pasur njerëz të shumtë që kanë dhënë kontributet e tyre për kombin dhe për krijimin e shtetit të Kosovës.
Nisur nga kjo, Dr. Bajrami ka shkruar se është momenti vendimtar që ndasitë e theksuara mes klasës politike kosovare të zbuten. “Jazet kaq të thella mes politikanëve duhet menjanuar si dhe duhet gjetur mënyra të përafrimit mes njerëzve. Sepse ato po reflektojnë keqazi tek qytetarët e vendit”, ka shkruar ai.
Sipas tij, megjithëqë janë bërë gabime të pafalshme, lëshime të mëdha dhe janël treguar papërvoja të dëmshme për vendin, Kosova në këto 13 vjet shtet ka arrtiur mjaft. “Pak shtete në botë kanë mundur të bëjnë transformime kaq të mëdha për kaq pak vite”, shkruan Bajrami.
Ai gjithashtu ka bërë një propozim duke thënë: “Do te kisha deshiruar që Qeveria e tanishme të gjejë një mënyrë efikase për përbledhjen në një libër apo koleksion dokumentar të kontributeve të gjeneratave apo dekadave të fundit të njerëzve të kësaj shoqërie. Ajo do te ishte pune madhore. E ndershme dhe super njerezore. Ne menyre qe askush te mos e ndjente veten te ofenduar apo anashkaluar kontributet e tyre. Kjo do t’i bente qytetaret ta shihnin qeverine dhe te ardhmen me sy edhe me te mire. Natyrisht edhe do te mbetej vepër historike. Pra, vleresimin u puneve te njerezve te kesaj shoqerie. Ne 100 vjetet e fundit…!”
Më poshtë gjeni shkrimin e tij në Facebook si dhe komentet e qytetarëve që pasuan nën atë shkrim:
Sot i rash trup gati krejt Kosovës, dhe, tani dua t’i ndajë me ju dy gjëra shumë të rëndësishme:
1) Nëse ka një vend diku në botë që mund t’i thuhet përnjëmend xhennet-vatan, atëherë Kosova duhet të jetë ndër të parat. Bukuri përrallore që veç Zoti që ka ditë me falë, dhe,
2) Përkujtuar ajetet kur’anore, nëse jeni falënderues, ju shtohen bereqetet e nëse i mohoni ato, ju dënon Zoti dhe ua merr ato, atëherë fetarisht e moralisht ne obligohemi të jemi falënderues (ndaj Zotit) dhe mirënjohës ndaj njerëzve të këtij vendi që i arritën gjithë këto suksese.
Nuk ka vend në botë që ka mund të pësojë kaq shumë transformime për vetëm 13 vjet shtet. Duke nënvizuar se Kosova nga paslufta ka ndryshuar së paku 90%, nga themeli e deri në majat e saj.
Me krenari duhet të themi se ka pak vende në botë, ndoshta asnjë që ka arrit kaq shumë suksese për këto kaq pak vjet.
Të gjitha këto i them me përgjegjësinë më të madhe, si njeri që i kam shëtitur hiç me pak se 70 shtete dhe kam parë vende që as për 100 vjet s’arritën dot t’i realizojnë këto që ne si popull i kemi arritur.
Krenar me njerëzit e këtij vendi…!/Gazeta Mejdani/