Para pak minutash Hoxhë Fatmir Latifaj bënë një postim në llogarinë e tij në Facebook, duke i informuar miqtë dhe dashamirët për shëndetin e tij të paqëndrueshëm. Në mënyrë të befasishme pasojnë reagime e urata të panumërta, transmeton Gazeta Mejdani.
Ai ka shkruar për gjendja e tij shëndetësore që nuk është aq e mirë. Gjithashtu, thotë se me rekomandimin e kardiologëve në Kosovë dhe në Shqipëri, ka udhëtuar për shërim të mëtutjeshëm në Turqi.
Ky lajm i shkurtër ishte i mjaftueshëm për një vërshim thuajse të paparë të komenteve dhe uratave nga miq e qytetarë gjithandej në trojet shqiptare.
S’do mend se kujdesi që kishte ndaj xhematit të vetë si dhe aktivitetet që i bënte nëpër Kosovë, kanë bërë që Hoxhë Fatmir Latifaj të jetë kaq i dashur për xhematin dhe qytetarët e vendit.
Hoxhë Fatmir Latifaj ka një numër të madh të përcjellësve si në rrjetet sociale, niashtu edhe për ligjëratat e tij ku i poston.
Më poshtë gjeni postimin e plotë në llogarinë e tij në Facebook:
NJOFTIM PËR OPINION
Vëllëzer dhe motra Selam alejkum!
Unë jam në Turqi për një ekzaminim të gjendjes time shendetësore rreth zemrës gjithësesi me rekomandim të kardiologëve tanë në Kosovë & Shqipëri, falë Zotit jo me urgjencë, kështuqë të gjithë dashamirëve të mi i’u siguroj që pas këtyre ekzaminimeve shtesë, do të sqarohet detajisht gjendja ime cili intervenim duhet te behet, kështuqe për cdo eventualitet do t’iu njoftoj me kohë in shaa Allah!
Ju deshiroj një ditë të bukur, Allahu ju dashtë dhe ju ruajtë!
Me respekt: Fatmiri! Ankara – Turqi!/Gazeta Mejdani/