Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe anëtari i Komisionit për Ekonomi, Ndërmarrësi dhe Tregti, Armend Muja ka thënë se në raportin e punës së AKP-së kanë gjetur fakte, sic i ka quajtur ai të tmerrshme.
Sipas tij nga shitja e ndërmarrjeve nga AKP-ja, Kosova kanë gjeneruar vetëm 500 milionë euro.
“Në kuadër të raportit për AKP-në ne i kemi gjetur disa fakte të tmerrshme që kërkojnë trajtim emergjent. E para është që prej 500 ndërmarrjeve që janë shitur i kanë gjeneruar 600 milionë euro. Në vendet e rajonit vetëm për një ndërmarrje të vetme janë gjeneruar 500 milionë euro. Këto kanë qenë 90% e ekonomisë të Kosovës. Si rezultat i një privatizimi të dobët janë humbur 40 mijë vende të punës. Nuk e ka përmbushur misionin fillestar, pra gjenerimin e vendit të punës”.
Më tutje ai tha se kanë gjetur se nga AKP-ja, është shitur toka në Mirushë për 11 euro.
“E dyta në kuadër të këtij procesi janë likuiduar 111 ndërmarrje bujqësore. 25 mijë hektarë tokë janë shitur me çmim mesatar 20 euro për hektarë. I është shitur toka në Mirushë në Malishevë për 11 euro ari. E njëjtat tokë pastaj është përdorur për shpronësim 1 mijë euro ari”, ka thënë Muja.