Ministri i Financave, Hekuran Murati, i është kundërpërgjigjur deputetit të LDK-së, Driton Selmanajt i cili në kuvend foli për çështjen e gazit.
“Nuk e kuptoj sesi një subjekt politik me gjithë ata ekonomista, asnjëri prej tyre s’dalin të flasin për gazin, po e qesin dikë si Driton Selmanaj që nuk është fare i fushës. Qysh është bërë puna që Selmanaj me dalë me na kallxu se çka është gazi dhe si ndikon në ekonomi, gjithë ata ekonomista i kanë aty e kanë shku e kanë gjet Dritonin”.
“As nuk po duan të debatojnë, nëse doni debat urdhëroni shtroni argumentet në rrafshin ekonomik, por para se diskutimit pa e këqyr në internet a e din sa është çmimi i gazit, veç këtë tregoma tani mundemi me fol edhe për gaz”, tha Murati, njofton Klankosova.tv.
Ndërkohë, Selmanaj i replikoi duke i thënë: “Ti djalë i ri, prej tash ne si grup parlamentar kemi me e dërguar në zyrën tënde propozimet tona dhe ti na jep leje kush me fol, tash e kuptova që paske edhe aftësi të tjera”.