Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka përfunduar takimin me kryeministrin e vendit Lumir Abdixhiku. Ai pas takimit ka thënë se kryeministrit i kanë bërë një sqarim dhe i kanë ofruar një ofertë në lidhje me dialogun me Serbinë.
Ai ka thënë se Kurtit i sqaruan edhe njëherë se i kanë dorëzuar të gjitha dokumentet që kanë pasur si qeveri e udhëhequr nga Avdullah Hoti. Ndërsa i kanë bërë një ofertë, në lidhje me atë se cili është vizioni dhe pozicioni politik i LDK-së në lidhje me dialogun me Serbinë, duke thënë se LDK-ja kërkon që të ruhet uniteti territorial i vendit, të ketë njohje të ndërsjellët të të dyja vendeve si dhe të respektohet vendimi i GjND-së për statusin e Kosovës.
Pjesa nga fjala e tij:
Bëmë një qartësim, një kërkesë dhe një ofertë.
Ne rekonfirmuam se të gjitha dokumentet i kanë dorëzuar qeveria Hoti në kryeministri.
E bëmë një kërkesë që qeveria të tregojë pozicionin politik dhe ta prezantojë në Kuvend. Kosova duhet të dijë se cili është qëndrimi i qeverisë në dialog dhe po presim një pozicionim të tillë.
Bëmë një ofertë, i dorëzuam kryeministrit pozicionin politik. Kryeministri ka një dokument pozicionin politik të LDK për dialogun, parimet që duhet Kosova t’i mbroj, sepse janë diskutime, mbi ruajtjen e karakterit unitar, rezultati final që duhet të jetë njohja e ndërsjellët. Përderisa kryeministri e ka këtë dokument mund ta përdor atë, derisa punon në bazë të saj LDK është e gatshme për bashkëpunim.