Analisti politik Valon Syla e ka komentuar listën e kandidatëve të LDK-së për deputetë në të cilën ka gjetur tri probleme kryesore.
“I pari problem është që njerëzit më të fuqishëm nuk figurojnë në listë. Mendoj që pjesa e fuqishme e LDK-së është problem për mobilizim të brendshëm për shkak se nuk figuron në listë”.
“Pika e dytë e dobët është që komplet fuqia e LDK-së ka shkuar në pjesën e parë duke e shpëtuar aty-këtu dikë me influencë dhe dikë nga ‘veteranët’ e LDK-së në 25-shen e parë që ka rezultuar me mosprurje të reja”.
“LDK-ja e ka problemin e parë që nuk i konkurron të fortët në listë që mendoj që do të ketë probleme me mobilizim. Problemi i dytë është që nuk ka prurje të reja në LDK. Në listë nuk shohim dikë që nuk ka qenë në LDK dhe që është sjellë i ri në aspektin e një prurje cilësore”.
“Pika e tretë është që shihet se ka riciklim të disa kandidatëve, sidomos dega e Ferizjat”.
Ai ka thënë në Analiza Zgjedhore të Klan Kosovës se prurja më e re është Muhamet Hamiti që, sipas tij, nuk është megjithatë krejtësisht prurje e re.
“Mendoj që është kuadër i mirë i LDK-së nga diplomacia që është rikthyer, por është rikthyer pas tërheqjes së Sabri Hamiti dhe brenda familjes. Trupi votues nuk reagon nga jashtë dhe nuk sjellë votë të re, pra kemi riciklim të votës së brendshme”.
Syla e ka komentuar edhe listën e kandidatëve të PDK-së që garojnë për deputetë për zgjedhjet e 6 tetorit.
“PDK me listën e vet është munduar ta ripërtërijë veten duke e pastruar po ashtu veten. I ka dhënë fuqizim kandidateve gra”.
“Është tendencë e promovimit dhe fokusimit të kryetarit dhe bartësit të listës Kadri Veseli. Lista është e fokusuar te lideri e cila është pastruar për ta mbajtur fjalën e dhënë gjatë fillimit të fushatës dhe është renovuar me Eliza Hoxhën, Besa Ismailin dhe prurjet e reja”.
“Ka fokus te inkuadrimi i familjeve të mëdha në këtë listë që të tregojë respektin ndaj familjeve si asaj të Adem Demaçit me kandidimin e djalit të tij Shqiptarit, me Andin Hotin nga familja e Ukshin Hotit, por edhe me prurjet e reja nga bota e kulturës si Migjen Kelmendi dhe nga bota që që e karakterizon PDK-në këtë herë duke e marrë si përforcim Hisen Berishën”.
Ai garën për vendin e parë në këto zgjedhje e sheh mes LDK-së dhe PDK-së.
“Unë mendoj që PDK-ja është parti serioze me LDK-në në garë për vend të parë dhe besoj se nëse dikush mendon që PDK-ja nuk mund të fitojë duhet të mendojë që është shumë e vështirë të mundet në zgjedhje”.
Por, si e sheh ai listën e koalicionit AAK-PSD?
“Mbetet parti me emra të theksuar nga rajoni i Deçanit”.
“Me këtë listë, mendoj që me PSD-në e kanë bërë një freskim interesant që mendoj se do të ndikojë në konkurrueshmërinë e kësaj partie e cila besoj se do të jetë konkurrente për vendin e tretë ku do të garojë seriozisht me Vetëvendosjen”.
“Sa i përket kandidatëve, besoj se PSD-ja është munduar që t’i fusë më të mirët në këtë listë”.
Analisti Valon Syla e ka komentuar edhe listën e Vetëvendosjes.
“Mendoj që Vetëvendosja me këtë listë është koncentruar në thelbin që e ka pasë dhe është rikthyer në bazamentin e vet – i pari Albin Kurti dhe i fundit Salih Zyba, që janë dy personat më më influencë në Vetëvendosje”.
Discussion about this post